Hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Kupës, mësoni përballjet

FSHF ka hedhur sot shortin e gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Do të kemi një derbi veriu në Shkodër, aty ku Vllaznia përballet me Laçin, që është edhe ndeshja më fortë.

Ndërkohë me fat Teuta, që pret në shtëpi Skënderbeun, që më shumë e ka mendjen të arrijë të qëndrojë në Superiore për sezonin e ardhshëm.

Edhe në këtë fazë, ashtu si në të kaluarat në këtë sezon, finalistët do të përcaktohen me vetëm një ndeshje. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen më datë 14 prill.

Shtuar 2.04.2021 11:04