Yuri Kim pozitive për SPAK: Po sekuestron pasuri dhe po arreston kriminelë

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim është shprehur pozitive për SPAK  duke thënë se po sekuestron pasuri dhe po vendos kriminelët pas hekurave.

Diplomatja amerikane është shprehur optimiste, ndërsa shton se Gjykata Kushtetuese po funksionon, ajo e Lartë po ashtu dhe se hetuesit e BKH po trajnohen. Ambasadorja thekson se Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë ose e përsosur. Sipas Kim refotrma po ecën përpara edhe nëse “djemtë e këqij” nuk e duan.

“SPAK po procedon më shumë, duke sekuestruar pasuritë dhe duke i vendosur kriminelët pas hekurave; Gjykata Kushtetuese po funksionon; Gjykata e Lartë po shqyrton çështje; vetingu vazhdon. Inspektorët e BKH po trajnohen. Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po ecën përpara edhe nëse “djemtë e këqij” nuk e duan atë,” shkruan Kim. /albeu.com/

 

 


Shtuar 2.04.2021 11:13

Tags: ,