Mark Marku infektohet me koronavirus, mbetet jashtë fushatës elektorale

Pedagogu dhe kandidati për deputet, Mark Marku është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka konfirmuar vetë Marku i cili bën me dije se është në gjendje të mirë shëndetësore, por do i duhet të mungojë për disa ditë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Marku shkruan se para tre ditësh, pasi bëi tamponin dhe kontrollet mjekësore rutinë ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

 “Të dashur miq! Para tre ditësh, pasi bëra tamponin dhe kontrollet mjekësore rutinë kam rezultuar pozitiv me Covid 19.
Ju falenderoj përzemërsisht për qindra mesazhet mbështetëse, që kam marrë prej jush këto ditë.

Jam në gjëndje të mirë shëndetësore, asimptomatik dhe, për t’ju ruajtur shëndetin kam munguar në takimet zgjedhore.

Do të mungoj edhe disa ditë, duke ndjekur këshillat e mjekëve të cilët gjej rastin t’i falenderoj për përkushtimin, profesionalizmin dhe mbështetjen e pakursyer njerëzore.Veçanërisht, dua të falenderoj mikun dhe mjekun e shkëlqyer; Prof. As. Dr. Krenar Lilaj.

Shihemi së shpejti, mes miqsh.”, shkruan Marku.


Shtuar 2.04.2021 11:21