Paraditen e sotme është paraqitur në SPAK ish-drejtori i Klubit Partizani, Isa Tare për t’u marrë në pyetje në lidhje me hitemet që po kryhen për kompleksin.
Privatizimi i klubit Partizani është një çështje e hapur për SPAK, dhe deri tani janë thirrur për t’u marrë në pyetje shumë zyrtarë.
Ne muajin shtator, ish-ministri i Mbrojtjes, aktualisht deputeti i PR, Fatmir Mediu dha shpjegime për rreth dy orë përpara SPAK-ut në cilësinë e personit që ka dijeni për një çështje e privatizimit te ish-Kompleksit Partizani.
Pas Fatmir Mediut, në SPAK mbërriti edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, edhe ai në cilësinë e personit që ka dijeni për privatizimin të ish-kompleksit në kryeqytet.
Ndërkohë që bëhet me dije se në listën e dëshmitarëve që do të thërrasë SPAK për llogari të padisë së ngritur nga Taulant Balla është edhe ish-kryeministri Sali Berisha.