“Herët apo vonë…”, 3 ditë më parë eksperti holandez parashikoi tërmetin shkatërrues në Turqi

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore këtë të hënë, i cili rrëzoi shumë ndërtesa.

Deri tani raportohet për më shumë se 1500 të vdekur.

Por pas tërmetit shkatërrues të mëgjesit, një tjetër pasgoditje e fuqishme me magnitudë 7.7 Rihetr goditi Turqinë.

Tërmeti, i ndjerë deri në Kajro, u përqendrua në veri të qytetit të Gaziantep, rreth 90 kilometra (60 milje) nga kufiri sirian.

Gaziantep ndodhet afërsisht 11 orë larg rajonit të Detit Egje dhe 12 orë nga Marmara, ku një tërmet masiv u parashikua në dhjetor 2022 nga një ekspert tërmetesh.

Një tjetër studiues holandez Frank Hoogerbeets, i cili punon për organizatën Solar System Geometry Survey (SSGS) me bazë në Holandë, me sa duket kishte parashikuar tërmetin më 3 shkurt 2023, vetëm tre ditë më parë.

Duke përdorur llogarinë e tij në Tëitter, eksperti holandez Frank Hoogerbeets shkroi, “Herët a vonë do të ketë një tërmet ~ 7.5 M në këtë rajon (Turqia Jug-Qendrore, Jordani, Siri, Liban).

Pasi parashikimi i Frank Hoogerbeets u bë viral, ai iu përgjigj, duke thënë: “Siç thashë më herët, herët a vonë kjo do të ndodhte në këtë rajon, ngjashëm me vitet 115 dhe 526. Këtyre tërmeteve gjithmonë paraprihen nga gjeometria kritike planetare, siç patëm në 4-5 shkurt”.

/Albeu.com/


Shtuar 6.02.2023 12:43