Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme e ka nisur me kantierin e hekurudhës Tiranë-Durrës.
Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se puna vijon me ritme të larta për të përfunduar në mars të 2024.
Të lidhura
None found
“MIRËMËNGJES dhe nga kantieri i hekurudhës Tiranë-Durrës ku puna vijon me ritme të larta për të përfunduar në mars të 2024, ju uroj një ditë të mbarë
” shkruan Rama në postimin e tij.
Projekti madhor, pjesë e rrjetit hekurudhor europian, i cili duke nisur nga pranvera e vitit 2024 do të shkurtojë në 12 minuta distancën Tiranë-Rinas dhe në afro 22 minuta kohën e udhëtimit Tiranë-Durrës.
Projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të zgjatimit të ri në Rinas është pjesë e Axhendës së Konektivitetit, që synon lidhjen mes rajonit e më gjerë me Europën, dhe në kuadër të Nismës së Berlinit.
