Harta e re Gjyqësore, Berisha përgëzon avokatët për bojkotin: Dëshmi e përgjegjësisë së lartë qytetare

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka përgëzuar avokatët për bojkotin e zhvilluar prej tyre për hartën e re gjyqësore.

Komentet Berisha i bëri teksa merr pjesë pasditen e së hënës në një event mbi Hartën e re Gjyqësore, Ligjin e Fiskalizimit dhe ndryshimet ne Ligjin për Tatimet mbi të ardhurat.

Takimi bëhet me specialistët e profesioneve të lira të lidhur në mënyrë direkte apo indirekte me Sistemin Gjyqësor.

Berisha i përgëzoi juristët e pranishëm në sallë për grevën që ndërmorën duke vlerësuar se ishte dëshmi e “përgjegjësisë së lartë qytetare e mbrojtjes nga ana e tyre e interesit publik. Ish-kryeministri u shpreh se Harta e re Gjyqësore është “kapaku që i vihet arkivolit në të cilin sipas tij e mbylli reforma në drejtësi, sistemin e Drejtësisë në vend.

“Greva, dëshmi e përgjegjësisë së lartë qytetare e mbrojtës nga ana juaj e interesit publik. Që është edhe detyrë e çdo intelektuali pavarësisht nga profesioni që ka. Harta e re gjyqësore është kapaku që i vihet arkivolit në të cilin e mbylli Reforma e Drejtësisë, sistemin e Drejtësisë në Shqipëri.

Vendi kaloi në një proces unik në planetin Tokë. Asnjë vend, asnjë komb, asnjë pushtues nuk ka guxuar t’i shkatërrojë një vendi tjetër, një kombi sistemin e Drejtësisë siç e shkatërroi reforma e Sorosit, drejtësinë në Shqipëri.

Shkatërroi me vettingun top-doën,… ne kemi qenë kundër metodës, nga lart poshtë, metodë që kishte dy probleme madhore. Atë të vakumit shkatërrimtar për sistemin dhe së dyti duke futur duart nga lart në sistem. Këto ndodhën në Shqipëri dhe për të mbyllur sado pak mohimin që u bë shqiptarëve për të pasur një proces më të drejtë gjyqësor. Kjo reformë, faktikisht e rrënoi këtë të drejtë”, u shpreh Berisha./albeu.com/