Harry dhe Meghan harrojnë mbretëreshën, kërcejnë dhe pinë në koncert 16 ditë pas funeralit të saj (FOTO LAJM)

Princi Harry dhe Meghan Markle shijuan një natë në një koncert të Jack Johnson këtë javë. Kjo është dalja e tyre e parë që nga kthimi në SHBA pas funeralit të Mbretëreshës Elizabeth.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it ndoqën këngëtarin amerikan, më i njohur për hitin e tij të vitit 2006 Better Together, duke performuar në Santa Barbara Boël në Kaliforni.

 

Dyshja ishin në një seksion privat të koncertit mbrëmjen e së mërkurës me dhjetë persona të tjerë me të cilët u panë duke biseduar.

Sipas TMZ, Harry dhe Meghan vallëzuan gjatë koncertit, me Dukën e Sussex-it që i vendosi krahun rreth belit dukeshës.

Sussex-ët u fotografuan edhe me artistë të tjerë, përfshirë këngëtaren Paula Fuga dhe Ron Artis II./albeu.com

 


Shtuar 7.10.2022 21:46