Haradinaj: Absurde të gjykohen çlirimtarët, kur nuk është vendosur drejtësia mbi shumë masakra të kryera nga shteti fashist serb

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në nderim e kujtim të të rënëve në Celinë, Fortesë e Brestoc.

Haradinaj ka thënë se është absurde që sot në liri po gjykohen çlirimtarët, ku ende nuk ka drejtësi për shumë masakra.

“Është absurde që sot në liri po gjykohen çlirimtarët ndërsa ende nuk është vendosur drejtësia mbi shumë masakra të kryera nga shteti fashist serb, në civilë të pambrojtur”, ka thënë Haradinaj.


Shtuar 25.03.2024 15:35