Hapet tuneli i Llogarasë/ Shkurton rrugën drejt jugut, ceremoni me këngë e valle

Këtë të premte, u hap tuneli i Llogorasë për qarkullimin e mjeteve. Me një ceremoni festive me këngë e valle, tuneli 5.9 metra i gjatë, u përshkua nga mjetet e para që udhëtojnë drejt jugut.

Tuneli lidhet edhe me rrugën e re Orikum-Dukat, duke mundësuar që infrastruktura drejt jugut të vendit të shkurtojë distancën në pritje të shifrave rekord nga turizmi gjatë këtij viti.

Hapja e tunelit do të bëhet me faza fillimisht për makinat e pasagjerëve dhe autobusët, dhe jo për ato me tonazh të rëndë.

Tuneli i Llogorasë, nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit, deri në urën e Palasës me një projekt prej 139.6 milion euro.







Shtuar 5.07.2024 13:04