Segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë-Durrës deri te mbikalimi i Rinasit, është hapur për qarkullim. Kryeministri Edi Rama, zhvilloi paraditen e kësaj të marte një inspektim, ndërsa shoqërohej nga ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.
Sipas ministrit Karakaçi, janë shtuar dy korsi të reja duke lehtësuar ndjeshëm trafikun në këtë aks me fluks të lartë.
Të lidhura
None found
“Janë shtuar dy korsi të tjera. Theksojmë se këtu janë vetëm dy fazat e para ndërkohë që kemi kontraktuar edhe një fazë së treë nga mbikalimi i Rinasit, deri në Laknas.
Aty kemi edhe mbikalimin e ri të Rinasit, jemi duke bërë disa sistemime për disa kabina elektrike. Projekti parashikon edhe bërjen e rampave të reja në aeroportin e Rinasit”, tha ministri Karakaçi.
Ndërkohë, në vijim pritet të nisë puna për zgjerimin e mëtejshëm të aksit drejt Durrësit, si dhe për segmentet kryesore të Korridorit Blu, përfshirë Kashar–Lekaj dhe Lekaj–Fier.
Po ashtu, në javët e ardhshme pritet edhe shpallja e fituesit të garës për segmentin Milot–Balldren.
