Në Serbi u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare dhe qytetarët zgjodhën udhëheqjen e re në 12 bashki lokale.
Mediat serbe raportojnë se për herë të para pas 20 vjetësh, Komisioni Republikan i Zgjedhjeve nuk do të shpallë rezultate preliminare pas mbylljes së vendvotimeve e as nuk do të tregojë përqindjen e daljes.
Deri më tani raportohet se Aleksandër Vuçiç është duke udhëhequr me 70% të votave. Zdravko Ponos është në vend të dytë me një diferencë të madhe nga Vucic.
Rezultatet nuk do të shpallen deri të hënën në mbrëmje, shkruan B92. /Express