Hap dyert në Dubai pishina me e thellë në botë, ka një qytet nënujor (VIDEO)

Këtë javë Dubai vendosi një tjetër rekord botëror, pasi ka hapur pishinën më të thellë në botë dhe po përpiqet të tërheqë sa më shumë turistë.

Pishina është 60 metra e thellë dhe 15 metra e gjatë, tha drejtori i Deep Dive Dubai, i cili menaxhon projektin.

Ai shtoi se pishina hapi dyert për turistët të mërkurën, ndërsa ka gjithashtu një qytet nënujor, dhe sisteme moderne të ndriçimit dhe zërit që krijojnë një atmosferë tjetër.

Pishina  përmban 14.6 milion litra ujë, ose sa 6 pishina olimpike.

Libri i Rekordeve Botërore Guinness i ka konfirmuar Agjencisë Franceze këtë rekord të ri botëror, i cili deri më sot është mbajtur nga pishina Deepspot në Poloni me një thellësi mbi 45 metra.

Sipas CNN, temperatura e ujit është në 30 gradë Celsius.

Zhytësit mund ta eksplorojnë atë përmes zhytjes në ujë. Një vizitë për një orë duhet të paguash nga  115 deri në 345 euro./albeu.com

 


Shtuar 11.07.2021 17:19