Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Greqi. Një vajzë për t’u hakmarrë ndaj të dashurit që saj që e kapi duke e tradhtuar, ka kaluar 49 herë në semafor të kuq me Audin e tij, brenda 48 orësh, për ta ndëshkuar me gjoba të vazhdueshme.
Ajo gjeti këtë mënyrë sa origjinale dhe po aq të çuditshme për t’u hakmarrë. Të dy ata, u arrestuan dhe u thirrën në Polici për të dhënë shpjegime.
Nuk dihet nëse gjobat për shkeljet e regjistruara janë paguar, apo nëse çifti kishte gjetur një kompromis për të qenë sërish bashkë.
Për fat të mirë, rastet kur Audi kaloi në të kuqe, nuk shkaktuan asnjë aksident apo dëm tjetër./albeu.com