Stafi i programit “E Diela Shqiptare” ka gjetur vajzën e Yzeirit të cilën e çoi në shtëpinë e fëmijës në Vlorë pasi gruaja e tij pati probleme mendore pas lindjes. Yzeiri ka treguar se kanë pasur probleme ekonomike dhe gjendja e së shoqes e bëri të pamundur rritjen e vajzës së tyre të vogël Afërdita dhe e çuan në jetimore, me shpresën për ta rimarrë pasi gruaja e tij të shërohej.
Në studio ka ardhur Afërdita e cila është birësuar nga prindër italianë. Ajo ka ndryshuar dhe emrin dhe quhej Maria Pia Malteze. Afërdita Dule vjen ne studio e cila flet në gjuhën italiane sepse është larguar shumë e vogël nga Shqipëria.
Ajo shprehet se e mban mend fëmijërinë e saj dhe ka qenë tepër e vështirë, madje uron që të mos e kalojë askush një gjë të tillë. Shprehet se e kanë braktisur në jetimoren e Vlorës dhe akoma dhe sot nuk e di arsyen e vërtetë, gjë që e ka munduar prej vitesh, madje në jetimore nuk e trajtonin mirë.
Ajo shprehet se e mban mend fëmijërinë e saj dhe ka qenë tepër e vështirë, madje uron që të mos e kalojë askush një gjë të tillë. Shprehet se e kanë braktisur në jetimoren e Vlorës dhe akoma dhe sot nuk e di arsyen e vërtetë, gjë që e ka munduar prej vitesh, madje në jetimore nuk e trajtonin mirë.
Maria: Nuk më trajtonin mirë, më vinin në punë, më vinin me shumë fëmijë në dhomë, bënim çfarë thoshte edukatorja, përndryshe na ndëshkonin nëse nuk e bëja, më rrinin ose më vinin në izolim pa ujë dhe pa ushqim. Isha 6 vjeç dhe nuk do i harroj dot kurrë këto gjëra. Mbaj mend që dhe shumë fëmijë të tjerë qanin nga uria, unë nuk haja atë që hanin edukatoret. Unë haja lëkura patatesh, lëkura shalqiri, makarona dhe bukë të ndenjur që ato hidhnin në mbeturina. Nuk më jepnin asnjë gjë tjetër për të ngrënë, unë vidhja për të ngrënë.
Ardit Gjebrea: Ku vidhje?
Maria: Atë që shihja në rrugë, përtokë. Unë haja dhe bubureca, nuk kam turp ta them. Unë dilja të vidhja natën për të ushqyer fëmijët që ishin më të vegjël se unë, ishim rreth 50 fëmijë dhe të gjithë ishim kështu.
Ardit Gjebrea: Të gjithë hanin buburreca?
Maria: Po, unë nuk e quaj institucion por si luftë. Edukatoret na rrihnin me grushta, gjemba trëndafilash nëse nuk bëja ashtu siç thoshin ato. Unë isha shumë e dobët, isha nën peshë, në moshën 7-vjeçare peshoja 16 kg, kisha gojën e shtrembër, sytë e shtrembër nga kequshqyerja. Nuk më lanin kurrë, kisha morra. Unë nuk ia uroj kurrë kujt këtë histori. Cila nënë do ta braktiste të bijën që ta trajtonin kështu (qan)? Ky është mllefi im, pyes veten pse nëna nuk vinte për të më marrë.
Ardit Gjebrea: Ti nuk mban mend asnjë që të vinte?
Maria: Mua nuk vinte të më merrte askush, isha gjithnjë aty në atë institucion që unë e quaj “tmerr”.
Maria tregon se edhe gishtat i ka të shtrembër sepse gjithmonë i vishnin të njëjtat këpucë edhe pse këmba i rritej vazhdimisht. / Tv KLan