Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro ka bërë një thirrje të çuditshme nga Gjirokastra. Sot, teksa merr pjesë në hapjen e Panairit të Biznesit, organizuar nga Dhoma e Tregtisë e qarkut të Gjirokastrës dhe të Janinës, u ka bërë thirrje djemve grekë të vijnë të punojnë, jetojnë dhe martohen në Shqipëri.
“Bizneset apo miqtë grekë të vijnë të punojnë, të jetojnë, të dashurohen apo të martohen këtu në Shqipëri apo anasjelltas. Sepse mendja njerëzore dhe shpirti është njësoj si lumenjtë dhe zogjtë, të cilët nuk kanë pasaportë,”– shprehet Kumbaro. Ndërkohë që gjithë të tjerët rrinë dhe e dëgjojnë.
Në aktivitetin që ka çelur së parin, është pjesëmarrës edhe zv.ministri i Jashtëm grek, Kosta Fraggoyannis, ndërsa Kumbaro shkon në cilësinë e deputetes së zonës./albeu.com