Habit Erion Braçe, i del në mbrojtje kryebashkiakut që u dënua me 3 vite burg se rrahu pronarin grek

“Është dënuar në mungesë pa dijeninë e tij, sepse ka kërkuar rrogën tek një punëdhënës në Greqi. E ka shkelur sepse e ka kërkuar edhe me forcë si punëtor krahu që ishte…”

Zv.kryeministri Erion Braçe ka dalë me një reagim ndaj akuzave që po hedh opozita ndaj kryebashkiakut socialist të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, i cili rezultoi se ka qenë i dënuar në Greqi, pas verifikimit të bërë edhe nga prokuroria.

Braçe, për çudinë e të gjithëve, i del në krah Ismailajt, edhe pse ky i fundit fshehu dënimin në formularin e dekriminalizimit, ndërsa në njëfarë mënyrë justifikon dhe dhunën që ai ka ushtruar ndaj një biznesmeni grek.

Postimi i plotë:

Pra;

KRYETARI I BASHKISE MALLAKASTER NUK ESHTE DENUAR PER:

TRAFIK DROGE;

TRAFIK QENIESH NJEREZORE;

TRAFIK ARMESH;

TRAFIK PAS VJEDHJEVE TE MAKINAVE;

KONTRABANDE NAFTE;

NUK ESHTE DENUAR AS PER KRIJIMIN E NDONJE ORGANIZATE KRIMINALE E AS PER PERFSHIRJE NE NJE TE TILLE;

NUK ESHTE DENUAR PER PASTRIM PARASH!

Por eshte denuar NE MUNGESE E PA DIJENINE E TIJ, sepse ka kerkuar rrogen tek nje punedhenes ne Greqi!!!!!

E ka shkelur sepse e ka kerkuar edhe me force si punetor krahu qe ishte;

Por mendojeni,

ne Greqi shqiptaret kane punuar e punojne prej vitesh ne pune pa sigurime,

kane ndertuar ne Greqi, ishuj pafund,

por nuk mbrohen nga asnje sindikate!

Tani vereni veten ne lekuren e nje punetori ne ndertim ne Greqi qe rropatet dhe i mohojne rrogen, merrni fryme dy here e kujtoni edhe familjare tuaj qe e kane bere e vuajtur kete hall atje poshte, ne ishuj!

E kuptoni cfare turpi eshte?!

E kuptoni cfare idiotesh ka ne opozite ky vend?

E dini qe;

KANE MES TYRE NJE HAJDUT MAKINASH, PRA NJE HAJDUT TE DENUAR ME VENDIM GJYKATE TE FORMES SE PRERE DHE BENE SI QENTE NE KQZ E NUK E SHKARKUAN SEPSE AI KISHTE THENE NE FORMULAR SE “JAM DENUAR PER VJEDHJE SI HAJDUT”!

Madje madje e kishin thelbin e skemes se blerjes se votes masivisht ne keto zgjedhje!

Pra kjo fare partie qe humb e humb,

sulmon, shan, fyen e shpif nje punetor shqiptar ndertimi qe kerkon rrogen e mohuar dhe, mbron, shpeton, kandidon e rikandidon nje hajdut te denuar per vjedhje!

Kaq e thjeshte eshte!


Shtuar 17.06.2021 09:29