Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Muajt në vijim do të jenë sfidues për ekonominë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë fjalës së tij në hapjen e ëorkshop-it të XVI të kërkimeve tha se inflacioni mbetet sfidë.

Sejko tha se “Objektivi i Bankës së Shqipërisë është stabiliteti financiar”.

“Një vëmendje e veçantë i është kushtuar ndryshimeve klimatike. Muajt në vijim do jenë sfidues për shoqëritë tona dhe vitet në vijim do mund të sjellin ndryshime. Trajtimi i sfidave, siç është inflacioni kërkojnë adresim dhe politika të tjera veprimi për t’u marrë parasysh nga autoritetet. Kushtet janë të vështira, gjithmonë në ndryshim.”, tha Sejko.


Shtuar 5.12.2022 09:46