Guadia di Financa tregon ku po mbillet kanabisi: Harta ka ndryshuar, na duhen dronë të identifikojmë parcelat

Guardia di Financa është shprehur se harta e shpërndarjes së Kanabisit në vend ka ndryshuar dhe është bërë më i vështirë identifikimi i parcelave.

Lajmin e bëri të ditur vetë gjenerali i repartit të tretë të Guardia di Financa, i cili thotë se tashmë trafikantët po mbjellin në parcela të vogla dhe të thella.

“Përballemi dhe me një evolucion të këtij fenomeni e duhet të ripështasim strategjitë tona. Gjendemi përballë parcelave të vogla të mbjella në zona që nuk arrihen lehtësisht ndaj lind nevoja e përdorimit të droneve për të luftuar këtë dukuri kriminale”, është shprehur ai.

Jo vetëm kaq, por harta po zhvendoset drejt qendrës dhe veriut.

“Vërejmë dhe zhvendosje të zonave të mbjella me kanabis nga jugu i vendit në atë më qëndrore dhe veriore”, shtoi gjenerali.

Guardia di Financa vë theksin dhe tek bllokimi i pasurive të ardhura nga ky aktivitet kriminal.

“Është e domosdoshme pjesëmarrja e të githë aktorëve në mënyrë që të goditen dhe nga pikëpamja financiare organizatat kriminale që të çrrënjohet kjo dukuri. Arritja e kësaj është thelbësore”, theksoi ai.

Nga 1 maj deri më 31 tetor 2021 janë kryer 70 misione mbikqyrje nga ajri.

“Kemi identifikuar 1119 plantacione dhe janë asgjësuar mbi 92 448 bimë narkotike. Këto rezultate vënë në pah faktin e rëndësisë së kësaj veprimtarie, kundrejt veprimtarive kriminale në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike”, përfundoi eksponenti i lartë i Guardia di Financa./albeu.com/