Grushtat në Kuvend, deputeti socialist shkon në SPAK (FOTO)

Mazhoranca dhe opozita kallzuan njëra-tjetrën në SPAK, pak ditë më parë pas dhunës së shkaktuar në parlament, ku u përplas deputeti i PS, Vullnet Sinaj me atë demokrat Bledion Nallbati.

Pas kallëzimeve të bëra në SPAK, sot është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë dëshminë e tij socialisti, Vullnet Sina.

Kujtojmë që në seancën e ditës së hënë, deputetët e opozitës bllokuan foltoren si dhe nuk lejonin kolegët e tyre socialistë të flisnin.

Në momentin q Sian ishte duke folur, deputeti demokrat Nallbati është afruar pranë tij dhe ka tentuar t’i fikë mikrofonin, pas kësaj ka patur një përlasje fizike mes tyre.

Ndëkrohë pritet që ditën e hënë në SPAK të paraqitet për të dëshmuar edhe deputeti Bledion Nallbati.


Shtuar 3.11.2023 15:33