Parlamenti i Shqipërisë është kthyer në arenë boksi gjatë ditës së sotme, ku deputetët e opozitës janë konfromtuar fizikisht me ata të mazhorancës.
Gjatë kohës që deputeti Vullnet Sina ka qenë duke folur deputeti demokrat, Bledion Nallbai është afruar dhe e ka goditur me grushta.
Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si parlamentin e krimit.
Gjatë kohës që deutetët e PS flisnin në sallë, Berisha mbante një fjalim paralel brenda sallës por të shpërndarë në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
“Kjo skenë që shihni ju sot, kjo skenë që përbën një provokacion të ulët, banditesk ndaj opozitës e krijon fakti sepse këta bajlozë krimi në qeveri, këta hajdutë që kanë humbur çdo normë etike, morale, ligjore na përjashtojnë ne deputetëve të opozitës nga të drejtat kushtetuese të deputetit.
Një nga të drejtat më themelore kushtetuese të deputetit në parlament është e drejta e tij së bashku me 35 deputetë të tjerë të ngrejë komision hetimor parlamentar për të bërë transparencën për problemet e mëdha që ai konsideron.
Kjo e drejtë e sanksionuar nga kushtetuta nuk mund ti mohohet askujt. Mbledhja e firmave për një komision hetimor parlamentar, është automatike ngritje e komisionit. Por kjo nuk ndodh, sepse Edi Rama i ngërthyer nga aferat e tmerrshme vjedhje dhe korrupsioni, në drogë. Këta që besojnë se mund të shkelmojnë kushtetutën, këta janë banditë, këta janë një bandë e turpshme që nuk kanë asnjë moral dhe ligj”, tha Berisha.