Grushta dhe kapje për flokësh/ Plas sherri në Astir, vajzat përleshen me njëra-tjetrën (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, tre vajza janë bërë protagoniste të një sherri në publik, në zonën e Astirit në ktryeqytet.

Pamjet e publikuara nga JOQ, tregojnë tre vajza të reja të cilat janë kapur për flokësh dhe janë përleshur mes tyre, duke goditur njëra-tjetrën.

Fillimisht, sherri ndodhi pranë hyrjes së një lokali, ku disa djem ndërhynë menjëherë për t’i ndarë.

Mirëpo, edhe pse situata dukej se u qetësua, vajzat nuk u ndalën, duke e vijuar sherrin mes tyre më pas edhe në rrugë.

Shkaqet që i çuan tre të rejat drejt konfrontimit fizik me njëra-tjetrën, mbeten ende të paqarta.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ News (@joqnews)


Shtuar 7.09.2025 08:46