Gruaja shtatzënë u vra nga ish-bashkëshorti në Prishtinë, del autopsia: Në trupin e viktimës u gjetën 3 plumba

Rreth orës 13:40 ka përfunduar autopsia e gruas shtatzënë e cila dyshohet se u vra të mërkurën nga ish bashkëshorti i saj në oborrin e Klinikës së Gjinekologji në QKUK.

Sipas burimeve të Telegrafit, gjatë autopsisë së trupit të viktimës i janë gjetur tre plumba, një në kokë dhe dy në gjoks.

Të lidhura

None found

“Tre plumba, dy në gjoks dhe një në kokë”, bëjnë të ditur burimet për Telegrafin.

Ndërkaq, trupi i pajetë i 35 vjeçares po iu kthehet familjarëve për ceremoni të varrimit.

Ndryshe, një grua shtatzënë, H.M, dyshohet se është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili nga Shtimja, mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Familjarët e të ndjerës kanë treguar se viktima dhe dorasi kanë qenë të ndarë që pesë muaj.

Motra e viktimës tha se autoritetet kanë qenë të njoftuara për procesin e divorcit të 35-vjeçares dhe problemet me ish-bashkëshortin.