Një person është shoqëruar nga policia në Lungomare të Vlorës.
Vajza që ishte me personin e shoqëruar është përplasur me policinë.
Gjatë përplasjes, ka patur edhe konfrontim fizik.
Situata u qetësua pas ndërhyrjes së efektivëve dhe është bërë i mundur shoqërimi i personit të synuar nga policia.
Situata e krijuar ka mbledhur dhjetëra njerëz, të cilët nuk po kuptonin atë që po ndodhte.
Ndërkohë ende nuk dihen arsyet e shoqërimit në polici të personit në fjalë./albeu.com/