Gruaja nga Puka kërkesë Berishës: Më jep leje ta zhduk qenin Edi Rama

Një grua e moshuar nga Puka ka bërë deklaratën e fortë duke kërkuar autorizimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, për të qëlluar me plumb Edi Ramën.

82-vjeçarja përdori fjalë të ashpra drejtuar kryeministrit, ndërsa kreu i PD-së iu përgjigj duke thënë se ajo çfarë duhet është vetëm vota.

Komentet e moshuara i bëri në takimin e sotëm të Berishës me banorët e Pukës dhe Fushë-Arrezit.

Berisha takim me banorët e Pukës dhe Fushë-Arrëzit:

Zeria Dizdari: Në Pukë nuk ke asnjë, me dalë dikush me bërtit, me vra dikën. Unë jam 82 vjeçe, me ba me më dal përpara, i bi në plumb ballit Edi Ramës. Ai ka siguruar nipa e mbesa e stërmbesa duke vjedhur shqiptarët. Del e thotë që shqiptarët janë të mbrojtur. Jo kur të marrë pushtetin zoti Berisha, por më para, më autorizo mua, pa i ra në plumb ballit s’e lë. Sa kam me jetu unë, po shkoj e po e zhduk qenin.

Sali Berisha: Votën kemi plumb ne…/albeu.com/