Gruaja më e pasur në Azi, humb brenda një viti më shumë se gjysmën e pasurisë

Ndërsa kriza që ka pllakosur tregun e pronave në Kinë vazhdon të përkeqësohet, gruaja më e pasur e Azisë ka humbur më shumë se gjysmën e pasurisë së saj vitin e kaluar.

Sipas The Guardian, duke cituar Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg, Yang Huiyan, aksionerja kryesore në Country Garden, zhvilluesi më i madh i pasurive të paluajtshme në Kinë, ka parë rënien e pasurisë së saj me pothuajse më shumë se 52% në hapësirën e disa muajve. Më konkretisht, ajo ra në 11.3 miliardë dollarë nga 23.7 miliardë dollarë një vit më parë.

Pasuria e Yang u godit rëndë të mërkurën e kaluar kur aksionet në Country Garden të listuar në Hong Kong ranë 15% pasi kompania tha se do të shiste aksione të reja për të mbledhur para. Kjo është prova më e qartë se asnjë kompani nuk është e sigurt nga kriza e zgjatur e pasurive të paluajtshme në Kinë.

Yang e fitoi pasurinë kur babai i saj, themeluesi i Country Garden, Yang Guoqiang, ia transferoi aksionet e tij asaj në vitin 2005. Më pas ajo u bë gruaja më e pasur në Azi, megjithëse tani ka një shans të mirë që ajo të humbasë “titullin” pas Fan Hongwei, një manjati në industrinë e fibrave kimike, i afrohet rrezikshëm me një  pasuri prej 11.2 miliardë dollarësh./albeu.com