Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Ogerta Manastirliu prezantoi sot në Kuvend për miratim konventën për abuzimin dhe ngacmimet në vendin e punës.
Për këtë çështje, deputetja demokrate Grida Duma tha se konventa duhet miratuar, por realiteti është shumë ndryshe nga fasada që paraqitet.
Duma gjithashtu tha se elitat politike, qofshin të PD-së apo të PS-së po e çmendin këtë popull dhe po i mbajnë shqiptarët në tranzicion.
“Shifrat në botë për ngacmimin në vendin e punës në botë janë të mëdha. Mendoni sa të pavërtetë jemi ne, ku në Shqipërinë tonë përdhunohet një 14-vjeçare. Këto janë dy realitete. Mendoni pastaj për atë që duhet të realizohet kjo konventë. Për profesionistët e këtyre fushave, psikologët, ekspertët njohin një të vërtetë të madhe, dhuna më e madhe që pëson njeriu nuk është fizike, por psikologjike.
E kanë mbajtur këtë popull 40 vite me kompleksin e fajit dhe vazhdojnë sot elitat politike ata që kanë pasur më shumë pushte qofshin nga PD apo PS dhe gënjejnë si pika e ujit duke e çmendur këtë popull. Në të vërtetë që shqiptarët kanë 31 vite që vazhdojnë me tranzicion. Kanë ngritur një infrastrukturë mediatike secili me oligarkët e vet që mbrohen.
Nëse opozita do të dëgjohet pak dhe themi që kjo konventë të kalojë për të qenë aty, mund të ishim po këtu dhe të flisnim për atë dhunë që nuk adresohet as me financa dhe as me buxhet.
Nuk arrijmë dot të bëjmë opozitë sepse nuk e dimë nga cila palë dhunohemi më shumë. Kjo lloj gënjeshtër së pari nuk çliron mendjen dhe mendësinë për zhvillim. Faktet sot janë që edhe elitat e këtij vendi, që është vështirë ti quash kështu, të adresosh faktet dhe të mos lësh Shqipërinë në tranzicion së paku i takon elitave të tejngopura që financojnë që të gënjehet rëndë. Kjo konventë duhet miratuar por realiteti nga fasada është shumë larg”, tha Duma./albei.com