Greqia nuk gjen paqe nga tërmetet, lëkundje të forta në Kretë

Greqia është zgjuar me lëkundje tërmeti mëngjesin e ditës së sotme.

Mësohet se tërmeti me magnitudë 4.6 i shkallës Rihter ka tronditur ishullin e Kretës rreth orës 04:20.

Epiqendra e tërmetit është shënuar 18 kilometra në perëndim-jugperëndim të fshatit bregdetar Arvi, në prefekturën e Heraklion, në jug të Kretës , njoftoi Instituti Gjeodinamik.

Mësohet se thellësia e tërmetit që u ndje veçanërisht në Heraklio ishte 14.4 kilometra.


Shtuar 16.03.2022 11:18