Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi ishte shpallur në kërkim si i akuzuar për përdhunimin e një vajze 12-vjeçare, në Colonos.
Shqiptari u kap nga autoritetet pasi u përfshi në një aksident automobilstik në Agrinio. Në momentin që efektivët kanë mbërriotur në vendgjarje kanë identifikuar shqiptarin, i cili rezultonte i shpallur në këkrkim për përdhunimin e një të miture.
35-vjeçari u gjet në vendin e aksidentit në gjendje të dehur, si dhe pa leje drejtimi.
Ndër të tjera, mediat greke bëjnë me dije se shqiptari akuzohet dhe për trafikim të qënieve njerëzore.