Grenell reagon për takimin Kurti -Vuçiç: Biden e shpërfilli Kosovën dhe Serbinë

Richard Grenell ka kritikuar presidentin amerikan, Joe Biden për qasjen e tij karshi procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Grenell ka realizuar një shkrim autorial të titulluar “Biden shpërfill Kosovën dhe Serbinë”. Ai në këtë shkrim e kishte fjalën për takimin e djeshëm në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel.

Kjo pasi Biden aktualisht gjendet në një turne vizitash në kontinentin e vjetër dhe koha që ai po realizonte këtë vizitë, rastisi të jetë në të njëjtën periudhë që po mbahej takimi mes Kurtit e Vuçiçit.

 


Shtuar 16.06.2021 14:00