“Green pass” për të hyrë në lokale, Rama: Nuk lejojmë të infektojnë dynjanë ata që nuk respektojnë shkencën

Ditën e sotme, gjatë seancës në Kuvend, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, njoftoi se do të vendoset “Green Pass” për të hyrë në lokale.

“Si hyhet në një restorant, bar, në Europë. A futet me Green pass? Po, do e vendosim dhe ne, e vendosëm dhe në universitete. Për qytetarët është e rëndësishme, që ne kemi pika vaksinimi në çdo qendër shëndetësore, dhe në universitete. Do të vendosim “Greenpass” për të hyrë në lokale dhe në strukturat e shërbimit”, tha Manastirliu.

Një qytetar ka komentuar në postimin e kryeministri Rama për uljen e tatimeve për pagat 150-200 mijë lekë, nga 32% në 13%, duke thënë se me këtë po përgatisni popullin për green pass.

Rama i është përgjigjur se nuk mund të lejohet të hyjë në lokal dhe të infektojë popullin, kush nuk respekton shkencën e nuk vaksinohet.

Qytetari: Ulje tatimeve dhe nga ana tjeter, pergatisni terrorizimin e popullit duke i pergatitur (green pass) pff: Zoti Rama lereni popullin te vendose …

Rama: Ky lloj “terrorizmi” po ushtrohet gjeresisht ne vendet me demokratike te botes, keshtu qe nese do te jete nevoja do te ushtrohet edhe ne Shqiperi, pasi nuk mund te lejohet qe kush nuk do te respektoje shkencen e te vaksinohet, te infektoje dynjane ne emer te popullit!


Shtuar 4.11.2021 17:00