Grabitje me armë në mes të Divjakës, Korreshi: Shteti në kaos, policia ka qenë në drejtim të paditur

Ditën e sotme kryetari i Bashkisë së Divjakës është plagosur me thikë nga një ish-punonjës i IT-së të po kësaj bashkie dhe mbi këtë ngjarje ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Korreshi është shprehur se shteti është në kaos dhe se veç ngjarjes së kryebashkiakut një tjetër ngjarje më e rënde ka ndodhur në Divjakë duke përmendur edhe një grabitjen me armë të një banke.

Postimi i plotë:

Divjaka ne gjendje lufte vetem se kesaj radhe nuk behet me lajm edhe pse ky i dyti eshte me i frikshem.
Ne qender te Divjakes sot ne oren 15:40 eshte vjedhur me arme nga 3 persona te maskuar Agjensia e Western Union.
Ne ato momente Policia ka qene ne drejtim te paditur dhe pikerisht ne drejtim te paditur iken dhe autoret.
Shteti ne kaos, keto jane pasojat e fukarallekut dhe te shtetit te shpartalluar./albeu.com