Në lidhje me grabitjen me dhunë të 100 mijë eurove të Nazmi Cangut në Nikël të Krujës janë shoqëruar në komisariat si të dyshuar mbi 15 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, të cilat me pas janë lënë sërish të lirë.
Në vendin e ngjarjes nuk kanë mundur të gjejnë prova mareriale, si shenja gishtash apo ndonjë fije floku, ndërsa po analizohen me kujdes kamerat e sigurisë për të parë gjatësinë apo përmasat e trupit për t’i krahasuar me ato të të dyshuarve.
Autorët, sipas policisë, kanë pasur dijeni për gjendjen ekonomike të bizesmenit dhe kanë studiuar të gjithë goditjen.
Vetë bizesmeni ka thënë se nuk ka ndonjë dyshim dhe s’ka mundur të identifikojë ndonjë nga autorët, as nga zëri dhe as nga përmasat trupore.
Me këtë rast policia po heton edhe pasurinë e bizesmenit që nga polic në milioner. Po heton edhe inskenimin. Pasi bizesmeni mund të ketë rënë pre e shantazhit nga grupet kriminale dhe për të evituar këtë të fundit ka inskenuar grabitjen.
Deri më tani, policia ka disa persona të dyshuar por ende nuk ka prova konkrete për t’i akuzuar./albeu.com