Kanë dalë detaje nga grabitja me armë dhe dhunimi i noterit Thoma Kaçi në banesën e tij në Sarandë.
Thoma Kaçi dhe gruaja e tij po prisnin ashensorin kur dy persona të panjohur e të armatosur u janë afruar.
Kaçi ka deklaruar se nëpërmjet kërcënimeve me armë, autorët i kanë rikthyer në banesë dhe më pas kanë arritur t’i grabisin sendet me vlerë.
Më pas ndaj noterit në fjalë është ushtruar dhunë e ashpër./albeu.com/