Policia në Greqi ka arrestuar një shtetas shqiptar pasi akuzohet për grabitje. Mediat vendase shkruajnë se në pranga ka rënë një 36-vjeçar, i cili ka grabitur një furgon.
Shqiptari rezulton i akuzuar edhe më parë për vjedhje. Nga hetimet e policisë rezultoi se vetëm pak ditë më parë, rreth mesit të nëntorit, i njëjti person kishte vjedhur sërish një kamion të vogël nga zona e Metamorfosit, me lëvizjet e tij të regjistruara në videon e kamerës së sigurisë.
36-vjeçari shqiptar do të dalë përpara Gjykatës, ku do të vendoset për trajtimin e mëtejshëm penal të tij.