Grabitësit hyjnë në panairin e artit, vizitorët u kthehen me vazo kokës (VIDEO)

Grabitës të armatosur kanë hyrë hynë në panairin e artit në Mastriht të Holandës në mes të ditës. Panairi është një nga më të mëdhenjtë në Evropë, por hajdutët nuk e kanë kursyer aspak duke hyrë të armatosur në një kohë kur ka qenë i tejmbushur me adhurues të artit.

Në një video që po qarkullon në rrjet, kriminelët mund të shihen duke thyer një vitrinë me një shkop bejsbolli.

“Policia po heton një grabitje të mundshme të armatosur në TEFAF (panairin e artit) në Mastriht. Katër persona besohet të jenë të përfshirë. Ata kërkohen nga njësi të shumta”, njoftoi në Tëitter policia nga provinca holandeze e Limburgut.

Në orët në vijim policia ka arrestuar dy të dyshuar, ndërsa dy të tjerë janë ende në kërkim. Autoritetet thanë se nga grabitja nuk ka të lënduar, ndërsa konfirmuan se kriminelët kanë arritur të arratisen me disa sende me vlerë, por pa llogaritur shumën totale.

Ekspozitat e artit, antikeve, dizajnit dhe bizhuterive në TEFAF tërheqin blerës dhe koleksionistë nga e gjithë bota.

Panairi, i cili këtë vit hapi dyert për herë të parë që nga viti 2020 për shkak të pandemisë COVID-19, do të jetë funksional deri më 30 qershor, ndërsa organizatorët thanë se 242 tregtarë nga 20 vende u përfaqësuan këtë vit./albeu.com