Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme nga policia greke si dy autorë të dyshuar për grabitjen dhe dhunimin e një të moshuari në banesën e tij në Greqi.
Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në lagjen Agios Nikolaos, në Halkidiki ku dy shqiptarëttë moshave 23 dhe 36-vjeç kanë hyrë nga dritarja ose nga dera që nuk ishte e mbyllur mirë dhe kanë dhunuar 76-vjeçarin e më pas i kanë marrë atij 1 mijë e 340 euro.
Disa orë më vonë shqiptarët u kapën dhe tashmë duhet të përballen me drejtësinë greke.