Google Translate nuk do të përdoret më në Kinë

Google Translate, një nga shërbimet e pakta të mbetura që gjiganti amerikan i teknologjisë e kishte bërë të disponueshëm në Kinë, më nuk do të jetë në këtë vend, duke shënuar tërheqjen e fundit nga tregu më i madh botëror i internetit.

Aplikacioni nuk ka qenë i përdorshëm për përdoruesit kinezë që nga e shtuna. Ata janë ridrejtuar në një skedar të përgjithshëm të kërkimit, me një njoftim ku përdoruesve u kërkohet që ta ruajnë ueb-faqen e shërbimit në Hong Kong, e cila gjithashtu nuk është e akseseueshme nga pjesa qendrore e Kinës, raportojnë mediet kineze.

Funksioni i brendshëm i përkthimit në shfletuesin e Google Chrome është bërë gjithashtu i padisponueshëm në këtë vend, kjo sipas disa posteve të përdoruesve në një rrjet social kinez.

Shtuar 4.10.2022 19:33