Këtë të hënë, qyteti i Fierit u trondit nga një konflikt i përgjakur. Për motive ende të panjohura, dy persona u konfliktuan sot pranë xhamisë së qytetit dhe siç duket nga pamjet njerëz, të shumtë janë mbledhur në vendngjarje.
Debati mes tyre agravoi deri në përdorimin e thikës, ku për pasojë ndërroi jetë një i ri.
Ajo që nisi si plagosje, përfundoi me një viktimë. Katër të rinj u përfshinë në një konflikt të çastit në një lokal në qendër të Fierit, ku një 19-vjeçar është goditur me thikë dhe më pas ka humbur jetën më pas në spital nga plagët e marra.
Policia ka identifikuar dhe arrestuar një prej autorëve.
Grupi hetimor sapo ka mbërritur në vendngjarje, për të bërë të mundur zbardhjen e dinamikës së kësaj ngjarjeje të rëndë.
Një prej autorëve është shpallur në kërkim, ndërsa një person është në spital i plagosur.