Bastet dhe formalizimi i tyre, Rama dëgjesë publike me federatat sportive: Ka një presion pozitiv

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një dëgjesë publike kërkuar nga federatat sportive për problematikën e basteve online në të zezë dhe propozimin për formalizimin e tyre, 4 vite pas operacionit “Fundi i marrëzisë” që mbylli loto-sportet dhe pikat e basteve.

 “Kjo ftesë për ta bërë këtë dëgjesë publike është rezultat i një presioni pozitiv që publikisht kanë kërkuar të konsiderojnë rikthimin e basteve sportive. Ne natyrisht që e kemi ndjekur këtë debat që keni hapur, Ministria e Arsimit dhe Sportit e ka bërë komunikimin me ju për të dëgjuar nga afër shqetësimet nga afër. Kemi një kontekst, i cili duhet kuptuar dhe për të cilin duhet të them dy fjalë.

Ne vendosëm të ndalojmë krejtësisht loijërat e fatit duke pasur parasysh një situatë dramatike. Ishte një pafundësi sallash me binfo e makinaeta, ekrane, baste, ishin një shqetësim i madh. Ishin ngjarje që u katandisën deri në tragjedi. Ne besojmë që ka qenë një vendim i drejtë dhe i duhur. Në atë kohë, debati i bërë në fakt mbeti me pro dhe kundra brenda nesh,” tha ndër të tjera Rama.