Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka mbërritur sërish sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ai po zhvillon një takim me prokurorët e posaçëm prej disa orësh, ndërsa mësohet se në mbledhje ndodhet dhe drejtori i sapoemëruar i Policisë Kriminale, Nerita Nallbati.
Nuk dihet ende se çfarë po diskutojnë, ndërsa kjo është hera e dytë brenda 5 ditësh që Nano zhvillon takim me prokurorët e posaçëm.
Ndërkohë, në mbledhjen e sotme mungon kreu i SPAK, Arben Kraja. Ky i fundit ndodhet në SHBA ku po zhvillon takime me zyrtarë të DASH, FBI dhe DEA-s./albeu.com