“Gjyshja më vinte të shihja porno”, denoncon adoleshenti: Në moshën 6 vjeçare jam abuzuar seksualisht nga kushëriri

Në emisionin “Me zemër të hapur”, të gazetares Evis Ahmeti në News24 u trajtua historia e një 18-vjeçari, i cili është abuzuar seksualisht kur ishte vetëm 6 vjeç nga djali i hallës së tij.

Nëna e tij dhe vet 18-vjeçari akuzuan kushëririn e tij për këtë abuzim, si dhe denoncuan hallat e 18-vjeçarit për mos reagim dhe mbrojtje të abuzuesit.

18-vjeçari rrëfeu se kur ishte vetëm 6 vjeç, gjyshja e tij e detyronte dhe i vinte në televizor filma me përmbajtje pornografike. Ai tregoi se në një rast gjyshi e kishte parë situatën dhe nuk kishte reaguar. Por nga ana tjetër në një lidhje telefonike kushëriri i akuzuar pohoi se një gjë e tillë nuk ishte e vërtetë.

Në emision ka dhënë dëshmi edhe nëna e tij, e cila thotë dhe tregon edhe sakrificat e problemet që kanë pasuar ngjarjen, duke u shprehur se është detyruar ta lërë djalin në moshën 4-vjeçare tek njerëzit e ish-bashkëshortit. Përpos pasojave psikologjike, nëna e djalit thotë se e gjithë kjo ka ndikuar edhe në preferencat seksuale të të birit.

Nga ana tjetër familjarët nga ana e të atit të djalit, më konkretisht hallat e tij, e mohojnë kategorikisht të ketë ndodhur diçka e tillë, edhe për faktin se tashmë abuzuesi ka krijuar familjen e tij. Ata fajësojnë nënën e djalit dhe personat, që pretendojnë të ketë futur e ëma e tij në shtëpi. Jo vetëm që familjarët nuk dëshirojnë të flasin sa i përket problemit, por edhe shprehen në mesazhe ndaj djalit se ai që në vegjëli kishte deviacione seksuale dhe ishte i prirur të kishte sjellje femërore.


Shtuar 25.10.2022 13:45