Meta bën denoncimin e fortë: Po vidhet identiteti i qytetarëve nga persona me rekorde kriminale

Presidenti Ilir Meta në një deklaratë për media ka bërë një denoncim të fortë ku thotë se denoncoi në një konferencë për media se në disa bashki të Qarkut të Korçës është vjedhur identiteti i njerëzve të thjeshtë, nga persona me rekorde kriminale.

Sipas Kreut të Shtetit, persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë pajisur me pasaporta dhe dokumente identifikimi, duke përdorur të dhënat e personave që nuk kanë probleme me ligjin.

“Nga të dhënat e siguruara rezulton se në qarkun e Korçës, në disa bashki të banuara kryesisht nga minoritarë, shtetas me rekorde kriminale, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë pajisur me pasaporta dhe dokumente identifikimi, duke përdorur të dhënat e personave që nuk kanë probleme me ligjin.

Pra, shtetas të huaj apo dhe shqiptarë janë pajisur me dokumente të lëshuara nga gjendja civile shqiptare, duke vjedhur identitetin e shtetasve maqedonas. Këta shtetas kanë marrë dokumente edhe në Maqedoninë e Veriut.
Nga ajo që është bërë publike, autoritetet e Maqedonisë së Veriut janë shprehur se kanë zbatuar ligjin, duke mos mbajtur përgjegjësi”, tha Meta.

Shtuar 15.04.2021 02:04