Dalin detaje të reja nga krimi i dyfishtë i ndodhur në Konispol të Sarandës. Teksa policia hetoi dhe dyshimet mbi pistën se mund të ishte autor i dy vdekjeve djali, kjo gjë rrëzohet pas dëshmisë së vajës së mitur të 40-vjeçarit Klement Islamaj.
Mësohet se ka qenë pikërisht mbesa e shtëpisë, që ka lajmëruar të atin dhe i ka pohuar krimin e rëndë, se gjyshi kishte vrarë gjyshen.
Më pas 40-vjeçari mësohet të ketë shkuar në banesë dhe pasi është zënë me babanë, e ka shtyrë këtë të fundit nga shkallët.
Për pasojë Hyso Islamaj, 69-vjeç ka gjetur vdekjen e menjëhershme.