Gjyqi ndaj Ervin Salianjit, miqtë e grupit parlamentar mblidhen në oborrin e Gjykatës

Sot në 10:00 është parashikuar seanca gjyqësore në ngarkim të deputetit të PD Ervin Salianji. Salianji akuzohet për denoncimin publik ndaj qeverisë për lidhjet e qeverisë me trafikante, si dhe për favorizimin që qeveria ju bënte trafikantëve duke i lehtësuar dhe bashkëpunuar në veprimtarinë e paligjshme!

Salianji bëri një seri denoncimesh, madje dhe nga fushat me kanabis për lidhjet te ish-ministrit Tahiri me kanabizimin.

Më pas, Partia Demokratike dhe Ervin Salianji, pretenduan që lidhjet me krimin mbaheshin nga vëllai i ish-ministrit pasardhës Fatmir Xhafaj.

Opozita akuzoi fort se si një i dënuar me 7 vite heqje lirie në Itali, jetonte i lirë në Shqipëri prej me shumë se 8 vitesh nga dhënia e dënimit në Itali.

Në atë periudhë gazetari investigativ Jetmir Olldashi, publikoi një tjetër video ku i ashtu quajturi “Babale”, u paraqit si drejtues i skafit të vëllait të ish-ministrit të Brëndshëm.

Pas denoncimit të tij opozita dhe Salianji publikuan rastin, për këtë u hap një hetim penal me kallëzimin e Agron Xhafajt ku Salianji akuzohet për shpifje.

Vlen të theksohet se; gjithë prokuroret dhe gjyqtaret që kanë pasur çështjen dhe kane dhënë vendimin me 1 vit burg në shkallë të parë janë shkarkuar nga organet e Vetingut.


Shtuar 12.04.2024 10:35