Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon gjykimi kundër Pjetër Shalës, me intervistimin e dëshmitarit të shtatë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Gjatë kësaj seance, e cila me kërkesë të mbrojtjes së të akuzuarit ka qenë e mbyllur për publikun, po mbrojtja ka vijuar me parashtrimin e pyetjeve të saj.
Sipas avokatit Mohamed Hedi Aouini, iu nevojiten 15 minuta kohë për t’i parashtruar pyetjet e tyre. Pjetër Shala, i cili po qëndron në paraburgim prej marsit të vitit 2021, po merr pjesë në seancë përmes video-lidhjes.
Sipas Speciales, “Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës, që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.