Gjykata regjistroi statutin e Berishës, Grupi i Rithemelimit niset drejt “selisë blu”

Gjykata regjistroi statutin e Berishës, Grupi i Rithemelimit niset drejt “selisë blu”.

ABC raporton se një pjesë e anëtarëve janë nisur drejt selisë blu dhe do të futen në zyra. Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha dhe një pjesë e anëtarëve të “Rithemelimit” po vijojnë mbledhjen e nisur pak minuta më parë.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Berisha tha se “vendimi nuk mund të ishte ndryshe” dhe iu drejtua me një mesazh për bashkim të gjithë demokratëve.


Shtuar 25.03.2022 14:35