Gjykata pranon kërkesën, lirohet Fredi Beleri

Këtë të hënë, Gjykata e Fierit, ka marrë vendimin për lirimin nga burgu të eurodeputetit, Fredi Beleri.

Kujtojmë se; Fredi Beleri, është dënuar me 2 vite burgim për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet e 14 Majit 2023 në Himarë, teksa sipas dy shkallëve të GJKKO u provua se pagoi 400 euro për 8 vota.

Belerit i kishin mbetur dhe 6 javë deri në shlyerjen e dënimit prej 2 vitesh burg, të cilin e mori për korrupsion zgjedhor.


Shtuar 2.09.2024 11:18