Gjykata e Posaçme e Apelit dënon me 3 vite burg Safet Gjicin

Këtë të hënë, Gjykata e Posaçme e Apelit, prishi vendimin e shkallës së parë për Safet Gjicin, duke e dënuar përfundimisht me 4 vite e 6 muaj burg.

Gjici dënohet me vendim të formës së prerë tashmë jo për shpërdorim detyre, por për korrupsion pasiv.

Edhe për Alma Kaçin, u ndryshua vepra penale. Ajo u dënua më shkallën e parë për pr*stitucion, ndërsa vendosi ta dënojë me 1 vit e 6 muaj burg ,për akuzën e korrupsionit aktiv.

Gjici dhe Kaçi, përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar duke i zbritur 1/3 e dënimit, përkatësisht 3 vite për Gjicin e 1 vit për Alma Kaçin.

Asnjëri prej tyre nuk mori pjesë në proces, teksa ish-kryebashkiaku i Kukësit prej rreth dy muajsh ndodhet në spital.


Shtuar 24.06.2024 14:27