Komisioni Rregullator i Energjetikës ka bërë të ditur se çmimet e derivateve të naftës për konsumatorët do të pësojnë një rritje mesatare prej 3.59 për qind, raporton Telegrafi Maqedoni.
Të lidhura
None found
Ndryshimet prekin të gjitha kategoritë kryesore, ku benzina EUROSUPER BS-95 dhe BS-98 shënojnë një shtrenjtim prej 1.50 denarë për litër.
Rritja më e theksuar vërehet te nafta EURODIZEL (D-E V), e cila do të kushtojë 5.50 denarë më shumë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për ngrohje shtëpiake (EL-1) rritet me 4.50 denarë për litër.
Tarifat e reja hyjnë në fuqi nga mesnata dhe parashikojnë këto çmime finale: EUROSUPER BS-95 do të tregtohet me 87.00 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 me 89.00 denarë për litër, EURODIESEL BS (D-E V) me 88.00 denarë për litër dhe vaji për ngrohje Ekstra i lehtë 1 (EL-1) me 86.00 denarë për litër.
Ndërkohë, vaji karburant M-1 NS do të shitet me 42.168 denarë për kilogram.
